Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, së bashku me Drejtorin e Shërbimeve Publike, z. Izet Zenuni, kanë pritur sot në takim Zëvendëskomandantin e Misionit të KFOR-it në Kosovë, Gjeneralin e Brigadës Cahit Irican.
Gjatë takimit u diskutua për gjendjen e sigurisë në komunën e Deçanit, për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve lokale dhe KFOR-it, si dhe për rolin kyç që ky mision ka në garantimin e paqes dhe stabilitetit në vend.
Kryetari Ramosaj vlerësoi lart përkushtimin dhe profesionalizmin e trupave të KFOR-it, të cilët, siç theksoi ai, tash e sa vite përbëjnë një mbështetje të rëndësishme për qytetarët dhe institucionet e Kosovës.
“Ky bashkëpunim i ngushtë është garanci për siguri dhe qetësi për të gjithë qytetarët tanë, si dhe për forcimin e marrëdhënieve të ndërsjella me partnerët tanë ndërkombëtarë”, deklaroi kryetari Ramosaj.

