Izmaku kërkon dorëheqjen e Dimal Bashës: “Punimi kundër UÇK-së nuk kalon me një konferencë për shtyp”

by engel

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka reaguar ashpër ndaj konferencës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, duke e cilësuar të pamjaftueshme për të adresuar polemikat që kanë shpërthyer pas publikimit të një punimi shkencor ku, sipas raportimeve, shfaqen qëndrime kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Përmes një deklarate publike në rrjetet sociale, Izmaku ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Bashës, ose shkarkimin e tij nga posti, duke e cilësuar bashkautorësinë në punimin e përmendur si të papranueshme për një figurë që udhëheq institucionin më të lartë të vendit.

banner

“Ky turp nuk kalon me një konferencë për shtyp,” shkruan Izmaku, duke i bërë thirrje jo vetëm opozitës, por edhe anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje që të distancohen nga Basha dhe të kërkojnë largimin e tij.

Ajo ka akuzuar publikisht se punimi në fjalë është në linjë me narrativat e Serbisë, Dik Martyt dhe Rusisë, duke e cilësuar si një devijim të rëndë institucional.

Izmaku ka kërkuar llogari edhe nga partitë opozitare PDK dhe AAK, për mbështetjen që i kanë dhënë Bashës në Kuvend, duke theksuar se vota e tyre ka legjitimuar një narrativë që cenon sakrificën e UÇK-së dhe historinë e rezistencës së Kosovës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy