Vazhdimi i seancës konstituive caktohet për të shtunën nga ora 11:00

by Nexhat

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se vazhdimi i seancës konstituive do të bëhet të shtunën nga ora 11:00.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, sot ndërpreu seancën pasi deputeti serb Nenad Rashiq nuk mori votat e nevojshme për t’u bërë nënkryetar nga minoriteti serb.

banner

Ai e ndërpreu seancën me arsyetimin se Rashiq “ka gjasat më të mëdha” që të zë këtë pozitë meqë, sipas tij, mori më shumë vota sesa kandidatët tjerë të Listës Srpska.

Kjo e fundit s’ka marrë pjesë në votim meqë tha se zgjedhja me short, që u përcaktua nga Basha pasi i propozuari i Listës Srpska për nënkryetar, Slavko Simiq, s’mori votat për të tri herë radhazi nga Kuvendi, është jokushtetuese

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy