Short dramatik në Champions! Gjigantët ndeshen që në fazën e parë/FOTO

by informim peje

Këtë të enjte pasdite në Monaco u hodh shorti i fazës së ligës në Champions League.

36 ekipet në këtë fazë janë ndarë në katër vazo bazuar në pozicionin e tyre në renditjen kontinentale. Çdo klub do të përballet me dy kundërshtarë nga secila vazo, duke luajtur përkatësisht një ndeshje në shtëpi dhe një ndeshje jashtë fushe. Ekzaktësisht, çdo skuadër do ketë 8 kundërshtarë të ndryshëm.

banner

Bayern Munich do të sfidojë ekipe si Chelsea, PSG, Club Brugge, Arsenal, Sporting, PSV, Union SG e Pafos.

Gjigandët e Realit ndeshen me Manchester City, Liverpool, Juventus, Benfica, Marseille, Olympiacos, Monaco, Kairat Almaty.

Interi synon të bëjë mirë ndaj rivalëve si Liverpool, Borussia Dortmund, Arsenal, Atletico Madrid, Slavia Pragë, Ajax, Kairat Almaty, Union SG.

Liverpool “peshkon” Real Madrid, Inter, Atletico Madrid, Eintracht Frankfurt, PSV, Marseille, Qarabag, Galatasaray.

Vëmendja është edhe te Barcelona, që do përballer me PSG, Chelsea, Eintracht Brugge, Olympiacos, Slavia Prague, Kopenhagen dhe Newcastle.

Kujtojmë se nuk do të jetë e mundur të luhen ndeshje kundër ekipeve nga i njëjti vend. Vlen të theksojmë se tetë ekipet e para avancojnë, tetë ekipet e fundit eliminohen dhe pjesa tjetër shkon në play-off. E veçanta e këtij viti ështe nuk do ketë çifte top për top, por një buton në softuer do të çiftëzojë kundërshtarët e kështu me radhë.

Ndarja e skuadrave në vazo

Vazo 1: PSG, Real Madrid, Man. City, Bayern, Liverpool, Inter, Chelsea, Dortmund, Barcelona.

Vazo 2: Arsenal, Bayer Leverkusen, Atlético Madrid, Benfica, Atalanta, Villarreal, Juventus, Eintracht Frankfurt, Brugge.

Vazo 3: Tottenham, PSV, Ajax, Napoli, Sporting, Olympiacos, Slavia Pragë, Bodø/Glimt, Marseille.

Vazo 4: Copenhagen, Monaco, Galatasaray, Union SG, Qarabağ, Athletic Bilbao, Newcastle, Pafos, Kairat.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy