Kryetari i Lipjanit, njëheri edhe kandidat i LDK-së edhe për një mandat në krye të kësaj komune, Imri Ahmeti, ka vazhduar takimet në fshatrat e Lipjanit
Ai përmes postimeve në rrjetin sociale ka treguar për takimin e radhës në Janjevë, te familja e Agim Gashit
“Një djalë shembull dhe punëtor, i cili ka ndërtuar një biznes të vogël, por shumë të suksesshëm”, ka shkruar z. Ahmeti
I pari i Lipjanit gjatë këtij takimi është zotuar së bashku po angazhohemi për fitoren e radhës dhe për t’i siguruar Janjevës një përfaqësues në Kuvendin e Komunës.
“Agimi është zotuar se do të punojë për të mirën e qytezës së Janjevës dhe për t’iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve, pa dallim”, shkroi ndër të tjera Imri Ahmeti

