Kurti për Hajrulla Çekun: Prishtina është qendra e shtetit, fytyra me të cilën prezantohemi para botës

by Nexhat

Të mërkurën, Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë prezantoi ekipin për Kuvendin Komunal.

Prezent aty ishte edhe Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje.

banner

Kurti të enjën shpërndau postimin e kandidatit për kryetar të Prishtinës Hajrulla Çeku.

Në Facebook, Kurti ka shkruar se “Prishtina është qendra e shtetit, fytyra me të cilën prezantohemi para botës”.

“Prishtina është qendra e shtetit, është fytyra me të cilën prezantohemi para botës. Ajo ka dëshira e sfida, kërkesa e nevoja të mëdha por e ka edhe një potencial të jashtëzakonshëm. Prishtina ka potencial të bëhet një kryeqytet më funksional për përditshmërinë e njerëzve, më i zhvilluar për mirëqenien e qytetarëve dhe më i barabartë për të gjitha lagjet e komunitetet. Hajrulla Çeku në krye dhe kandidatët tanë për kuvendin komunal në ballë, janë mundësia dhe garancia për Prishtinën. Suksese e na priftë e mbara”, ka shkruar Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje në vitin 2021 nuk arriti të fitojë Prishtinën me Arben Vitinë, ndonëse mbështetja nga Kurti ishte shumë e madhe.

Kryeqytetin e fitoi LDK-ja me Përparim Ramën, i cili synon edhe një tjetër mandat në zgjedhjet lokale të tetorit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy