Kajtazi: S’shoh dallim mes Kurtit, Krasniqit e Abdixhikut – pakicat janë garanci për të ardhmen e Kosovës në BE

by Nexhat

Analisti politik, Vehbi Kajtazi, ka thënë se një nga mënyrat se si mbrohen institucionet e vendit është që deputetët të mos votojnë.

Në “Rubikon” të Klan Kosovës, ai ngrehu pikëpyetje nëse kryetari i sapozgjedhur i kuvendit, Dimal Basha e përfaqëson këtë institucion në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa tha se nuk sheh dallim të madh në mes kreut të VV-së, Albin Kurtit, atij të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe të PDK-së, Memli Krasniqit.

banner

“Nuk shoh dallim të madh në mes Kurtit dhe Abdixhikut dhe as Memli Krasniqit. Pra, Kurti po i merr mbrapa në idetë e tij të mbrapshta tash e 5 vjet sa është në pushtet, pra këta vetëm i shkojnë mbrapa. Nuk janë në gjendje t’i paraprijnë asnjëherë dëmeve që ia ka shkaktuar dhe po ia shkakton Kurti”.

“Pra, këto janë përgjegjësi e të gjithëve dhe përgjegjësia më e madhe është e shumicës për t’i garantuar të drejtat e pakicave. Pakicat janë garanci për një të ardhme të Kosovës në Bashkimin Evropian”, tha Kajtazi,

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy