Uran Ismaili: Prishtinën funksionale nuk e bëjnë logot e partive, por aftësia e kryetarit që e udhëheq

by Nexhat

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, tha se çështja e logos së partive është e parëndësishme për qytetarët, sepse ajo që bën dallimin është aftësia dhe përgatitja e kryetarit për ta menaxhuar qytetin. Ai theksoi se logoja e PDK-së është e pranishme në çdo ngjarje dhe aktivitet të tij, por se nuk është logoja ajo që i sjell zgjidhje kryeqytetit.

Sipas Ismailit, Prishtina sot nuk po i plotëson nevojat më elementare, pavarësisht se është qeverisur ndër vite nga parti të ndryshme. Për të, thelbësore është kush e udhëheq qytetin dhe a ka ai përvojën e duhur menaxheriale për të ofruar zgjidhje reale.

banner

Ai shtoi se rikthimi i kësaj teme nga kundërshtarët politikë ndodh vetëm në kohë zgjedhjesh, por qytetarët tashmë po e kuptojnë se dallimin nuk e bën logoja e partisë, por individi. “Sa më shumë që rritemi, aq më shumë shtohen sulmet, por ne nuk kemi ndërmend të ndalemi,” tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy