Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë përfundon sot në mesnatë

by engel

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot, më 29 gusht 2025, në orën 23:59, përfundon afati 38-ditor për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës që dëshirojnë të votojnë me postë në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për regjistrim si votues jashtë Kosovës në dy mënyra:

banner

– përmes platformës elektronike diaspora.kqz-ks.org

– përmes postës, duke dërguar aplikimin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë

Sipas Elezit, vetëm ata që regjistrohen brenda këtij afati do të kenë të drejtë të votojnë përmes postës, në periudhën që nis më 17 shtator dhe përfundon më 11 tetor 2025.

Ai ka sqaruar gjithashtu se shtetasit e regjistruar për votim jashtë vendit do të largohen nga Lista e Votuesve brenda Kosovës, në përputhje me detyrimin ligjor të KQZ-së. Kësisoj, emrat e tyre do të figurojnë vetëm në Listën e Votuesve jashtë Kosovës.

Ndërkaq, shtetasit që nuk aplikojnë për votim me postë do të mbeten në Listën e Votuesve brenda Kosovës dhe mund të votojnë në vendvotimet përkatëse në ditën e zgjedhjeve. Adresat e Qendrave të Votimit mund të konsultohen në platformën qv.kqz-ks.org.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy