Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë regjistruar 69 aksidente trafiku, nga të cilat 29 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 40 janë raportuar vetëm me dëme materiale.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar gjithsej 2,430 gjoba për shkelje të rregullave të komunikacionit. Për më tepër, 14 persona janë arrestuar, ndërsa 10 të tjerë janë dërguar në mbajtje.
Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe të tregojnë kujdes maksimal për të parandaluar aksidentet.
