Udhëheqësit institucionalë të Kosovës bëjnë homazhe në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë

by engel

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë, udhëheqësit më të lartë institucionalë të Republikës së Kosovës zhvilluan sot një ceremoni përkujtimore pranë Monumentit të Personave të Zhdukur në Prishtinë.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bënë homazhe në nderim të mijëra qytetarëve të zhdukur me dhunë gjatë periudhës së luftës dhe pas saj.

banner

Në këtë aktivitet solemn morën pjesë edhe ambasadorë të akredituar në Kosovë, përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare, familjarë të të zhdukurve si dhe qytetarë të shumtë.

Ky përkujtim shënon një moment të veçantë institucional, pasi për herë të parë kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, u paraqit në një aktivitet publik zyrtar së bashku me drejtuesit e Presidencës dhe Qeverisë, duke tentuar kështu të reflektojnë unitetin institucional.

Dita Ndërkombëtare e Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë rikujton nevojën për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe për mbështetjen e familjeve që ende kërkojnë të afërmit e tyre.

Institucionet e Kosovës kanë ritheksuar vazhdimisht angazhimin e tyre për të intensifikuar përpjekjet në këtë drejtim, në bashkëpunim me mekanizmat ndërkombëtarë dhe organizatat për të drejtat e njeriut.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy