Ambasada Amerikane në Prishtinë: Solidaritet me familjet e të zhdukurve me dhunë në Kosovë

by engel

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka shprehur solidaritetin e saj me familjet e viktimave të zhdukjeve me dhunë gjatë konfliktit në Kosovë, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ambasada bëri të ditur se Chargé d’affaires Anu Prattipati iu bashkua qytetarëve të Kosovës në përkujtimin e viktimave, duke theksuar përkushtimin e vazhdueshëm të SHBA-së për të vërtetën dhe drejtësinë.

banner

“Çdo familje meriton përgjigje për fatin e të dashurve të tyre,” thuhet në deklaratën e ambasadës, e cila nënvizon mbështetjen e palëkundur për të drejtat e viktimave dhe nevojën për zbardhjen e rasteve të pazgjidhura.

Ky reagim vjen në një moment kur institucionet vendore dhe ndërkombëtare intensifikojnë thirrjet për hetim dhe transparencë lidhur me personat e zhdukur gjatë periudhës së luftës, një plagë ende e hapur për shoqërinë kosovare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy