Jose Mourinho shkarkohet nga Fenerbahçe pas dështimit në Champions

by jonzefaj

Portugezi Jose Mourinho më nuk është trajneri i Fenerbahçes.

Mourinho është shkarkuar nga posti i trajnerit te skuadra turke, të premten paradite.

banner

Shkarkimi i Mourinhos erdhi pas dështimit për ta kualifikuar Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve.

Ekipi turk dështoi përballë Benficas në fazën “play-out” të Championsit.

Mourinho mori drejtimin e Fenerbahçes gjatë sezonit të shkuar, por nuk pati ndonjë sukses me gjigantin turk.

Ai bëhet trajneri i dytë në Turqi që shkarkohet brenda disa orëve, pasi të mërkurën mbrëma edhe Ole Gunnar Solskjaer është shkarkuar nga Beshiktashi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy