Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me mundësi për reshje shiu.
“Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale kohore me diell”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Vranësirat, veçanërisht gjatë pjesës së dytë të ditës, pritet të dendësohen dhe si rezultat i ndryshimeve në fushat barike, parashihen reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.
Në disa zona të kufizuara priten edhe stuhi të shoqëruara me breshër. Kjo situatë meteorologjike do të ndikojë edhe në fuqizimin e erës në disa pjesë të vendit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17°C, ndërsa ato maksimale parashihen të jenë ndërmjet 27 dhe 30°C.

