Shoqata e Prokurorëve reagoi ndaj deklaratave të Fitore Pacollit: Sulmet politike ndaj prokurorëve janë të papranueshme

by informim peje

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me deklaratat publike të deputetes së Kuvendit të Kosovës, Fitore Pacolli, të drejtuara ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

“Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës shpreh shqetësimin e saj për deklaratat publike të deputetes së Kuvendit të Kosovës, znj. Fitore Pacolli, të drejtuara ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, z. Blerim Isufaj,” thuhet në reagim.

banner

Shoqata thekson se deklarata të tilla janë të pavërteta dhe dëmtojnë besimin në sistemin e drejtësisë.

“Shoqata thekson se deklarime të tilla janë të pavërteta dhe të pabazuara, dhe cenojnë integritetin e sistemit prokurorial si dhe besimin e qytetarëve në drejtësi,” thuhet më tej.

Tutje, Shoqata e Prokurorëve nënvizon se sulmet politike ndaj prokurorëve janë të papranueshme.

“Çdo tentativë për të vënë në shënjestër prokurorët përmes deklaratave politike paraqet sulm ndaj pavarësisë së institucionit të Prokurorisë dhe, si i tillë, është i papranueshëm,” thuhet në reagim.

Ky reagim vjen pas një postimi të deputetes Pacolli, në të cilin ajo shkruante: “Breaking News: Blerim Isufaj themelon një OJQ e cila lansohet publikisht me parullën e parë të zezë në Prishtinë: ‘Albin dorëzohu në prokurori’.” /RTK/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy