Pankarta proteste para Kuvendit kundër ngërçit politik: “Zhbllokone Kuvendin, nisjani punës!”

by informim peje

Një qytetar ka vendosur disa pankarta në hyrje të Kuvendit të Kosovës, në prag të mbajtjes së seancës së radhës për konstituimin e Kuvendit, duke e shndërruar këtë veprim në një formë proteste ndaj bllokadës politike që ka pamundësuar funksionalizimin e Kuvendit tash e disa muaj.

Në pankarta janë shprehur mesazhe të drejtpërdrejta ndaj deputetëve dhe klasës politike. Në njërën prej tyre shkruhet: “Mos na tregoni përralla me Simiqa, me Rashiqa e me arusha. Zhbllokone Kuvendin, nisjani punës!”

banner

Ndërsa një pankartë tjetër, e shkruar në gjuhën serbe, përmban mesazhin: “Branislave, želim ti brz i srećan oporavak” (Branislav, të uroj shërim të shpejtë dhe të lumtur).

Ky veprim simbolik vjen si reagim qytetar ndaj ngërçit politik që ka shkaktuar vonesa të gjata në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke ngritur shqetësimin se mungesa e funksionalizimit po dëmton jetën institucionale dhe proceset demokratike në vend.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy