PDK-ja nuk do të merr pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit: “Kuvendi nuk është i konstituuar”

by engel

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të thirrur për ditën e hënë, duke e cilësuar ftesën si të pakuptimtë për shkak të mungesës së konstituimit të plotë të Kuvendit.

Në deklaratën publike, PDK thekson se procesi i themelimit të institucioneve shtetërore po zvarritet qëllimisht nga partia fituese e zgjedhjeve, duke e cilësuar këtë si një rrezik serioz për funksionimin demokratik të Republikës së Kosovës.

banner

“PDK vlerëson se zvarritjet e qëllimshme në procesin e themelimit të institucioneve shtetërore, të shkaktuara nga partia e parë, janë skajshmërisht të rrezikshme për Republikën e Kosovës,” thuhet në njoftim.

PDK rikujton se, pavarësisht mungesës së një detyrimi kushtetues apo politik, ka votuar për Kryetarin e Kuvendit me qëllim të zhbllokimit të institucionit më të lartë përfaqësues të qytetarëve.

“Partia Demokratike e Kosovës mori mbi vete përgjegjësinë institucionale duke votuar për Kryetarin e Kuvendit,” thuhet më tej në komunikatë.

Moskonstituimi i plotë i Kuvendit, përfshirë mungesën e zgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb, vazhdon të jetë pikë përplasjeje mes partive parlamentare, duke reflektuar tensionet në skenën politike dhe sfidat në funksionimin institucional

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy