Vritet politikani i lartë ukrainas, për vite me radhë kryetar i Parlamentit- Zelensky ngushëllon familjen

by informim peje

Andriy Parubiy, një politikan i lartë ukrainas i cili shërbeu si kryetar i parlamentit, është qëlluar për vdekje ditën e sotme.

Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vetë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili përmes një postimi në platformën e tij “X”, tha se Parubiy u vra ditën e sotme në qytetin perëndimor të Lvivit.

banner

“Ministri i Punëve të Brendshme i Ukrainës Ihor Klymenko dhe prokurori i përgjithshëm Ruslan Kravchenko sapo kanë raportuar rrethanat e para të njohura të vrasjes së tmerrshme në Lviv. Andriy Parubiy u vra”, tha Zelenskyy në X.

“Ngushëllimet e mia familjes dhe të dashurve të tij. Të gjitha forcat dhe mjetet e nevojshme janë angazhuar në hetimin dhe kërkimin për vrasësin”, shtoi presidenti ukrainas.

Më herët policia raportoi për të shtëna me armë në Lviv, qyteti më i afërt ukrainas me kufirin polat, por duke mos dhënë detaje të mëtejshme.

Parubiy luajti një rol të madh në revolucionin pro-perëndimor të Euromaidanit në vitet 2013-2014 dhe ishte kryetar i parlamentit ukrainas, i njohur edhe si Verkhovna Rada, nga viti 2016 deri në vitin 2019.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy