Prizren: Zyrtarë policorë ushtrojnë dhunë fizike ndaj një qytetari – nuk dihet arsyeja (VIDEO)

by informim peje

Një video e publikuar në rrjete sociale tregon një rast ku zyrtarë policorë kanë ushtruar dhunë ndaj një qytetari.

Sipas videos së publikuar nga portali “Jepi Zë”, thuhet se e tëra ka ndodhur vetëm pse qytetari kishte parkuar veturën në vend të palejuar.

banner

Pamjet tregojnë momentin kur së paku tre zyrtarë policorë fillimisht fjalosen me qytetarin, e në ndërkohë, në tentim për ta arrestuar atë, edhe ushtrojnë dhunë fizike ndaj tij.

Të njëjtit në fund i vihen edhe prangat.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Prizren, ndonëse nuk dihet kur ka ndodhur.

Për detaje të tjera Klankosova.tv do t’iu mbajë të informuar në vazhdim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy