Arbër Ismajli: Uglar dhe Pogragjë, zemra e mobilizimit për ndryshimin në Gjilan

by engel

Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka zhvilluar takime me kryesitë e nëndegëve të Uglarit dhe Pogragjës, ku është pritur me entuziazëm dhe përkushtim nga aktivistët lokalë.

Ismajli ka theksuar se mikpritja dhe gatishmëria e qytetarëve të këtyre dy fshatrave janë dëshmi e qartë e mobilizimit për ndryshim në Gjilan.

banner

“Ndjeva energjinë dhe përkushtimin e secilit prej tyre. Ky mobilizim është garancia jonë se ndryshimi po vjen, dhe se bashkë do ta bëjmë Gjilanin më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë,” ka deklaruar ai.

Duke vlerësuar lart traditën dhe kontributin e banorëve të Uglarit dhe Pogragjës, kandidati i LDK-së tha se këto dy fshatra janë shembull i bashkimit për një të ardhme më të mirë.

“Me besim dhe dashuri për vendin, do ta bëjmë Gjilanin shtëpi të zhvillimit dhe mundësive për secilin. Dy fshatra në zemër të Gjilanit, me shpirt e traditë, Uglar e Pogragjë, bashkë për përparim e dritë,” shtoi Ismajli.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy