Aktivitetet përgatitore për fushatën elektorale kanë marrë hov për kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti. Sot, ai ka ndarë një fotografi nga takimi i mbajtur në Bregun e Zi, ku shihet i rrethuar nga një numër i madh qytetarësh.
Ajo që bie në sy në pamjet e publikuara është përbërja e pjesëmarrësve: familjarë, burra e gra, të rinj e të reja, të gjithë të mbledhur për t’i shprehur përkrahje Ahmetit.
Në postimin e tij, kryetari Ahmeti ka përcjellë një mesazh të qartë: “Mbështetje si çdo herë nga Bregu i Zi.” Ai e ka shoqëruar këtë me një falënderim të thjeshtë e të sinqertë, duke shprehur mirënjohje për qytetarët që, siç kuptohet nga shkrimi, ata kanë qenë gjithmonë krah i fuqishëm i tij.