Gianni Morandi pushon në jug të Shqipërisë: Erdha pas sugjerimeve të miqve

by informim peje

Këngëtari italian Gianni Morandi, një nga emrat më të njohur të muzikës së viteve ’60, ’70, ’80 dhe ’90, prej tetë ditësh po pushon në jug të Shqipërisë, konkretisht në Bashkinë e Himarës.

Morandi mbërriti fillimisht në Tiranë, ku qëndroi një ditë dhe më pas, i sugjeruar edhe nga miqtë e tij, shkoi në Palasë ku kaloi dy ditë. Më tej ai udhëtoi drejt Himarës dhe Dhërmiut, ku pati edhe një takim me kryetarin e Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo.

banner

Ky i fundit shprehu kënaqësinë për takimin me artistin e njohur italian.

Vetë Gianni Morandi ka treguar se vizita e tij në Shqipëri erdhi pas sugjerimeve të miqve, të cilët i kishin folur për bukuritë e jugut të vendit.

Ndërkohë sot, të shtunën, ai po pushon në Sarandë, ndërsa nesër pritet të përfundojë pushimet dhe të largohet nga Shqipëria.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy