Kur ishte fëmijë i mbijetoi aksidentit të rëndë, tragjedia e të riut që humbi jetën në Peqin

by Nexhat

Gabriel Lluca dhe Denis Korbi, të dy 24-vjeçar, janë të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në Peqin.

Në moshën vetëm 8-vjeçare, Gabriel Lluca i mbijetoi një aksidenti të rëndë pranë shkollës “Demir Godelli” në Peqin, aty ku ndodhet edhe banesa e familjes, shkruan Euronews.al, .

banner

Një automjet i kishte kaluar mbi trup, duke i shkaktuar plagë të rënda dhe fraktura të shumta, por mrekullisht ai ia doli të jetojë, duke prekur zemrat e gjithë atyre që ndoqën historinë e tij të dhimbshme të mbijetesës.

Por këtë fundgushti, fati nuk e kurseu. Në të njëjtin qytet ku dikur i kishte shpëtuar vdekjes, 24-vjeçari humbi jetën pas një aksidenti tragjik automobilistik, të Peqinit.

Lajmi ka tronditur familjen, miqtë dhe bashkëmoshatarët, që e kujtojnë Gabrielin si një djalë plot energji, të dashur dhe gjithmonë me buzë në fytyrë. Ai ishte një nga katër fëmijët e familjes Lluca, e cila tre vite më parë përjetoi edhe një tjetër humbje të rëndë, ndarjen nga jeta të babait, Agron Lluca.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy