1.2 mln të punësuar në 2024, pjesa më e madhe në turizëm dhe bujqësi

by Nexhat

Gjatë vitit 2024, në Shqipëri ishin afro 1.2 milionë persona të punësuar. Në krahasim me vitin 2023, numri është rritur me 2%, ndërsa të papunë kishte 110 mijë persona.

Sektori i shërbimeve dhe sektori bujqësor kishin përqindjen më të lartë të të punësuarve, ndërsa qarqet me shkallë punësimi më të lartë ishin Kukësi dhe Gjirokastra

banner

Nga ana tjetër, Lezha dhe Vlora kishin shkallën më të ulët të punësimit.

Analiza e INSTAT nxjerr edhe pagën mesatare bruto në shtet dhe privat, e cila vitin e kaluar ishte 77 500 leke, me rritje vjetore rreth 10%.

Të punësuarit me paga më të larta në vendin tonë, vitin e kaluar ishin menaxherët, ligjvënësit, nënpuësit e lartë të administratës shtetërore, drejtuesit në Forcat  e Armatosura apo edhe të punësuarit në sektorin e Informacionit dhe Komunikacionit.

Ndërsa më pak të paguarit ishin ata që punuan në bujqësi, zejtarët, artizanët dhe të punësuarit në transport e magazinim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy