Sot mblidhet kryesia e kuvendit, LDK e PDK nuk marrin pjesë

by informim peje

Kuvendi i Kosovës vazhdon të mbetet i paplotësuar, ndërsa kryetari i tij, Dimal Basha, ka thirrur për sot në orën 13:00 një mbledhje të Kryesisë, pavarësisht se ky organ ende nuk është konstituuar plotësisht.

Takimi vjen pas dështimit për të zgjedhur nënkryetarin e pestë të Kuvendit, i cili duhet të jetë përfaqësues i komunitetit serb. Dy partitë kryesore opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në këtë mbledhje.

banner

Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, e ka quajtur të paligjshme ftesën e kryetarit të Kuvendit, duke theksuar:
“Jo, absolutisht, sepse konsiderojmë që çdo gjë që ndodh pas mbylljes arbitrare të seancës, pa konstituim të Kuvendit, është antikushtetuese. Nuk do të marrim pjesë.”

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe PDK, e cila përmes një komunikate në Facebook ka deklaruar:
“Në këto rrethana, PDK e konsideron të pakuptimtë ftesën për takim të Kryesisë së Kuvendit që nuk është konstituuar dhe nuk merr pjesë në takime të tilla, të cilat i shërbejnë vetëm agjendave partiake, e jo interesit të shtetit.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy