Në ora 13:00 pritet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit – PDK e LDK refuzojnë pjesëmarrjen

by engel

Kryesia e Kuvendit e thirrur nga kryeparlamentari Dimal Basha do të mblidhet sot në orën 13:00, megjithatë dy partitë opozitare, PDK dhe LDK, kanë paralajmëruar bojkotin e takimit.

Nga Partia Demokratike e Kosovës kanë vlerësuar se mbledhja është “e pakuptimtë” dhe, sipas tyre, nuk i shërben interesave të shtetit, por agjendave partiake. Në një komunikatë të publikuar të shtunën, PDK theksoi se nuk do të marrë pjesë në këtë proces.

banner

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka konsideruar mbledhjen antikushtetuese. “Çdo gjë që ndodh pas mbylljes arbitrare të seancës, pa konstituim të Kuvendit, është e paligjshme”, theksoi kjo parti.

Kujtojmë se procesi për zgjedhjen e nënkryetarit serb dështoi edhe të premten. Kandidatja e parë e dalë nga shorti, Miljana Nikolliq, nuk mori asnjë votë në tri raundet e njëpasnjëshme, ndërsa votat e nevojshme nuk i siguruan as Nenad Rashiq e as Igor Simiq.

Megjithë dështimin e zgjedhjes, kryeparlamentari Basha e shpalli Kuvendin si të konstituuar dhe caktoi mbledhjen e parë të Kryesisë. “Nuk ka mundësi tjetër për të vazhduar. Pas përmbylljes së seancës konstituive, Kuvendi duhet ta vijojë punën sipas Kushtetutës”, tha ai në seancën e së premtes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy