Presidentja Osmani uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

by engel

Me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor 2025/2026, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë një urim për nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite si simbol i fillimeve të reja dhe mundësive për sukses.

“1 Shtatori gjithmonë sjell me vete frymën e një fillimi të ri, ku secili nxënës, mësues dhe prind ka mundësinë ta shkruajë histori të suksesit,” ka thënë Osmani.

banner

Ajo u bëri thirrje nxënësve të jenë të guximshëm dhe kureshtarë, ndërsa mësimdhënësve u kërkoi përkushtim të pandalur në misionin e tyre.

“Le të hyjmë në këtë vit shkollor me kurajo, me besim dhe me respekt për njëri-tjetrin. Nxënësit nuk duhet ndaluar së pyeturi dhe së kërkuari, kurse mësimdhënësit nuk duhet kursejnë me angazhimin,” tha presidentja.

Në fund, Osmani uroi që ky vit të jetë i mbushur me dije, gëzim dhe suksese për të gjithë nxënësit e Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy