Hamilton përjeton fundjavë katastrofike: aksident në Zandvoort dhe penalizim për Monza

by jonzefaj

Gjithçka ka shkuar keq për pilotin britanik Lewis Hamilton dhe Ferrari në garën e fundit në Holandë.

Sikur të mos mjaftonte
aksidenti në pistën e Zandvoort, komisarët e garës i dhanë 7 herë kampionit të botës në Formula 1 një dënim të ashpër.

banner

Britaniku do të vuajë një penalizim prej pesë vendesh në garën e ardhshme të Formula 1, atë që do të zhvillohet në Monza (Itali).

Hamilton ishte nën hetim për mosrespektimin e flamujve të dyfishtë të verdhë gjatë xhirove të kontrollit para garës.

Dokumenti zyrtar i lëshuar nga FIA shpjegon në detaje se çfarë ndodhi: Flamuri i dyfishtë i verdhë në kthesën e fundit ishte një procedurë që ishte njoftuar tashmë nga drejtuesit e garës duke pasur parasysh natyrën unike të pistës Zandvoort, e cila është jashtëzakonisht e ngushtë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy