Grafite kërcënuese ndaj Kurtit në veri

by informim peje

Grafite kërcënuese ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti janë shfaqur në veri të martën në mbrëmje. Në Mitrovicë të Veriut, konkretisht në rrugën “Vasilije Ostrovski”,

Policia e Kosovës ka konfirmuar një grafit të shkruar në një mur në gjuhën serbe dhe me shkronja cirilike.

banner

Nëse përkthehet dhe përshtatet në gjuhën shqipe, i bie: “Kur në Kosovë do të agojë, Albin Kurti më s’do të rrojë!”

Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Mbrëmë pas orës 21:00 në rrugën “Vasilije Ostrovski” në Mitrovicë të Veriut, në mur është shkruar një shkrim adresuar kryeministrit Albin Kurti. Pas konsultimit me prokurorin kujdestar rasti është inicuar si “Kanosje”. Nuk ka të dyshuar e as të arrestuar. Shkrimi i njëjtë me pamje grafike ishte vendosur më herët në rrjetin social Telegram”, thuhet në përgjigjen e Elshanit.

Fotografia e grafitit është shpërndarë në rrjetin social Telegram, në grupin famëkeq “korrdiori”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy