Fejzullahu nga ZRrE dëshmon kundër Krasniqit të KEK

by Nexhat

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu po dëshmon kundër ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqin, në seancën e sotme.

Ai fillimisht ka kërkuar shtyrjen e seancës për shkak se shkresat sipas tij i kanë shkuar me vonesë në adresë.

banner

Prokurori deklaroi se seanca duhet të vazhdoj ngaqë dëshmitari nuk do të pyetet për detaje të tjera.

Pas konsultimit jashtë salle, trupi gjykues vendosi ta refuzoj kërkesën e dëshmitarit sepse arsyetimet e tij janë në kundërshtim me rregullat për dëshmitarin.

Kështu Fejzullahu doli në foltore të gjykatores për t’ju përgjigjur pyetjeve të prokurorit. Tjetri dëshmitar në këtë rast është edhe Skënder Muqolli.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy