Kryetari i Komunës së Gjakovws Ardian gjini sot ka pritur në një vizitë në Gjakovë, Komandantin e ri të KFOR-it Italian për Rajonin Perëndim, Kolonel Lorenzo Mangia
I pari i Gjakovës, z. Gjini në një postim në rrjetin social ka shkruar se pas më shumë se dy dekadash, rikthimi i tij në Gjakovë u shoqërua me vlerësime për ndryshimet që ka pësuar qyteti gjatë këtyre viteve. Këto fjalë janë dëshmi e përparimit që kemi arritur, duke u mbështetur në punë të përbashkët dhe në besimin tonë të ndërsjellë,
“Ne kemi pasur fatin e madh që ndër vite të kemi mbështetjen e KFOR-it – një partner që nuk ka qenë vetëm garant i sigurisë, por edhe një aleat i vërtetë në ndihmën për të kthyer jetën normale aty ku dikur mungonte. Ky është një kapitull i ri i bashkëpunimit tonë, por edhe një vazhdimësi e besimit dhe respektit reciprok”
Gjakova do të mbetet gjithmonë shtëpi mikpritëse për miqtë tanë, ka shkruar në fund të postimit Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini/ Informim.net

