Ambasadori britanik Hargreaves takon përfaqësuesit e AGK-së: Të përkushtuar për mbrojtjen e medias së lirë

by informim peje

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, si dhe disa anëtarë të këtij asociacioni, për të diskutuar mbi gjendjen e mjedisit mediatik në vend.

Në një postim në platformën X (ish-Twitter), ambasadori Hargreaves theksoi rëndësinë e një media të lirë dhe të pavarur, si shtyllë e një demokracie të shëndetshme.

banner

“Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar të mbrojë median e lirë dhe të pavarur si thelbësore për një demokraci të shëndetshme,” shkroi ai, duke e shoqëruar postimin me fotografi nga takimi.

Tutje, Hargreaves vlerësoi punën e gazetarëve, duke e cilësuar si jetike për llogaridhënien publike dhe informimin e qytetarëve.

Takimi vjen në një periudhë kur çështjet e sigurisë së gazetarëve, presionet politike dhe dezinformimi janë në qendër të debatit për lirinë e shtypit në Kosovë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy