Shërbimet e Google, përfshirë Google Search, YouTube, Google Maps, Gmail dhe Google Drive, kanë pësuar ndërprerje për përdoruesit në disa vende të rajonit.
Përdorues nga Kosova, Turqia, Rumania, Gjeorgjia, Bullgaria, Hungaria, Serbia dhe Greqia kanë raportuar vështirësi në qasjen në këto platforma gjatë ditës së sotme.
Këto aplikacione janë ndër më të përdorurat në botë dhe ndërprerja ka shkaktuar shqetësim të gjerë mes përdoruesve.
Ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar nga Google lidhur me shkakun e ndërprerjes.