Osmani ngushëllon Portugalinë pas tragjedisë në Lisbonë

by engel

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik me funikularin “Gloria” në Lisbonë, ku humbën jetën disa persona dhe të tjerë mbetën të plagosur.

Në një reagim në rrjetin social “X”, Osmani tha se në emër të popullit të Republikës së Kosovës i dërgon ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe u uron shërim të shpejtë të lënduarve.

banner

“Zemrat dhe solidariteti ynë janë me Presidentin Marcelo Rebelo de Sousa, Kryeministrin Luis Montenegro dhe popullin e Portugalisë, pas aksidentit tragjik me funikularin Gloria në Lisbonë. Jemi pranë miqve tanë portugalezë”, shkroi presidentja.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Portugali dhe më gjerë, ndërsa mesazhet e solidaritetit kanë ardhur nga shumë vende, përfshirë edhe Kosovën.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy