Spiropali pret ambasadorin e BE Gonzato dhe Tatiana Mrazikovën: Antena e PE për Ballkanin Perëndimor, tashmë në Tiranë

by Nexhat

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Ambasadorin e BE, Silvio Gonzato dhe drejtuesen e Zyrës së Përfaqësimit të Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor në Tiranë, Tatiana Mrazikova

Spiropali e cilësoi zyrën si “Antena e Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor”. Ajo u shpreh se ajo është “Një impuls i fuqishëm për integrimin dhe bashkëpunimin e vendeve të rajonit, si dhe për lidershipin e Shqipërisë në këto procese.”

banner

Zyra e Përfaqësimit do të përshpejtojë dhe mbështesë proceset e integrimit, si dhe do të nxisë e fuqizojë ndërveprimin dhe mbështetjen e Parlamentit Europian me Kuvendin e Shqipërisë dhe parlamentet e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy