Trump u bën thirrje aleatëve: Ndaloni blerjen e naftës ruse dhe ushtroni presion ndaj Kinës

by informim peje

Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një bisede telefonike me liderë europianë të enjten, u kërkoi atyre që të ndalojnë blerjen e naftës nga Rusia.

Kjo thirrje u bë në kuadër të një takimi virtual të ashtuquajtur “Aleanca e të gatshmëve”, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, shkruan “Reuters”.

banner

Sipas të njëjtit burim, Trump gjithashtu i nxiti liderët europianë që të ushtrojnë presion ekonomik mbi Kinën, për shkak të mbështetjes së saj të supozuar financiare ndaj përpjekjeve ushtarake të Rusisë.

Thirrjet e Trump vijnë në një kohë tensionesh të shtuara ndërkombëtare dhe përpjekjesh të vendeve perëndimore për të frenuar ndikimin ekonomik dhe ushtarak të Moskës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy