Në një seancë të tensionuar në Senat, sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr. është përballur me pyetje kritike nga senatorë demokratë mbi numrin e vërtetë të vdekjeve nga COVID-19 dhe efektivitetin e vaksinave.
“Nuk besoj se e di njeri me saktësi”, ka deklaruar ai duke fajësuar administratën Biden për “kaos të dhënash”.
Senatori Bill Cassidy ngriti gjithashtu shqetësime për konfliktin e mundshëm të interesit në panelin këshillues për vaksinat, duke theksuar se shumë nga anëtarët e emëruar nga RFK Jr. kanë shërbyer më parë si dëshmitarë të paguar në procese ligjore kundër kompanive të vaksinave. Kennedy u përgjigj se nuk bëhej fjalë për konflikt financiar, por mund të ketë një paragjykim të deklaruar.
Në të njëjtën seancë u diskutua edhe mbi efektet e mundshme të paketës së buxhetit të ish-presidentit Trump në shëndetin e amerikanëve, duke përfshirë reduktimin e ndihmës për Medicaid. Ndërsa RFK Jr. tha se nuk do të ketë ulje, Ëarner e kundërshtoi, duke përmendur mbylljen e spitaleve rurale dhe raportet që flasin për rritje të numrit të të pa siguruarve për rreth 10 milion amerikanë.
Kjo seancë nxorri në pah mungesën e transparencës dhe paqartësitë mbi numrin real të viktimave nga COVID-19, duke hapur një debat të ri mbi llogaridhënien e autoriteteve shëndetësore dhe besueshmërinë e të dhënave zyrtare.