Messi përshëndetet me Argjentinën: Dopietë dhe lot në mbrëmjen e fundit në vendlindje

by jonzefaj

Lionel Messi pati një mbrëmje të veçantë dhe të paharrueshme me kombëtaren e Argjentinës, në atë që u cilësua si ndeshja e tij e fundit në tokën argjentinase me fanellën Albiceleste.

Legjenda e futbollit e shënoi këtë moment me një dopietë dhe fjalë të fuqishme që preknin zemrat e miliona tifozëve.

banner

Para fillimit të ndeshjes, Messi solli tre djemtë e tij në fushë për të kënduar himnin kombëtar, ndërsa gjatë nxehjes nuk i fshehu emocionet dhe derdhi disa lot. “Të përfundoj kështu, është gjithçka që kam ëndërruar,” u shpreh ai pas përfundimit të takimit.

Argjentina mposhti Venezuelën me rezultatin 3-0 në një atmosferë madhështore, ku Messi shënoi në minutat 39’ dhe 80’, ndërsa Lautaro Martínez vulosi fitoren në minutën e 76’. Me këto gola, kapiteni i Argjentinës e çoi në 36 numrin e golave të tij në kualifikimet e Kupës së Botës në Amerikën e Jugut, duke mbetur golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në këtë garë.

Edhe pse Kombëtarja kampione bote e vitit 2022 e ka siguruar tashmë kualifikimin për Kupën e Botës 2026, Messi konfirmoi se nuk do të udhëtojë për ndeshjen e fundit ndaj Ekuadorit. “Kam biseduar me Scaloni-n dhe vendosëm që të pushoj. Edhe pse ndjehem mirë pas dëmtimit, preferuam të shmangim një tjetër ndeshje e udhëtim,” tha ai.

E ardhmja e Messit në futbollin ndërkombëtar mbetet e paqartë. Ai nuk ka dhënë ende një datë të saktë për pensionimin, por kualifikueset e Botërorit 2030 do të nisin në vitin 2027, kur ai do të jetë 40 vjeç.

Një gjë është e sigurt: askush nuk është gati ta shohë Messin të largohet. Dhe në këtë mbrëmje të fundit në Argjentinë, ai la një trashëgimi që do të kujtohet gjithmonë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy