Bajqinovci: Ose Kurti kryeministër ose shkojmë në zgjedhje

by informim peje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, është shprehur i bindur se nëse Albin Kurti nuk mandatohet për kryeministër do të shkohet në zgjedhje të reja.

Të enjten në “Politiko”, Bajqinovci ka thënë se edhe nëse mandatari kalon te opozita, ata nuk do ta formojnë qeverinë për shkak të çështjes së presidentit.

banner

“Janë dy gjëra ose do të na lejohet të bëjmë Qeverinë ose vendi shkon në zgjedhje. Ose shkon tek i dyti. Unë nuk besoj që opozita është e gatshme te futet në aventura pesë mujore, kur dihet që çështja e presidentit do të jetë në shkurt dhe pa Listën Serbe është e pamundur 61 deputet. Unë besoj shumë që ose z.Kurti kryeministër ose vendi shkon në zgjedhje”, tha Bajqinovci.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy