Përparim Rama për përvjetorin e Nënës Terezë: Dashuria matet me vepra, jo me fjalë

by engel

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka përkujtuar figurën e Shenjtores shqiptare, Nënës Terezë, me rastin e përvjetorit të saj, duke e cilësuar si simbol universal të dashurisë dhe dhembshurisë që tejkalon kufijtë dhe besimet.

Në një mesazh publik, Rama theksoi se “dashuria dhe dhembshuria nuk matin madhësinë e fjalëve, por forcën e veprave”, duke rikujtuar mësimet e Nënës Terezë për humanizmin dhe përkushtimin ndaj të varfërve. Ai shtoi se nderimi i njeriut nuk vjen nga pushteti apo pasuria, por nga kujdesi që tregon për tjetrin dhe drita që shpërndan aty ku ka errësirë.

banner

“Nana Terezë është lapsi i vogël në dorën e Zotit që ndryshoi botën me dashuri të madhe,” shkroi Rama, duke e cilësuar Shenjtoren si një figurë që i përket të gjithëve, pa dallim feje apo kombësie.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që shembulli i saj të shërbejë si frymëzim për të sjellë dritë dhe shpresë në jetën e përditshme, përmes veprave të vogla, por me ndikim të madh.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy