Hykmete Bajrami: Kosova po rrëshqet drejt krizës së thellë ekonomike për shkak të bllokadës së Qeverisë

by engel

Përderisa bllokada e institucioneve vazhdon, e orkestruar nga Kryeministri Albin Kurti dhe aleatët e tij, Kosova po përballet me një krizë ekonomike të thellë.

Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë një normë inflacioni prej 4.3%, ndërsa për shportën bazë të konsumit kjo normë arrin shifra dyshifrore.

banner

Deficiti tregtar po thellohet në përmasa shqetësuese, investimet kapitale të nivelit qendror kanë rënë në minimumin historik, ndërkohë që institucionet financiare përballen me mungesë serioze të likuiditetit.

Situata rëndohet më tej me rritjen drastike të çmimit të energjisë elektrike për bizneset, ku në disa raste kostoja është rritur deri në 300%. Kjo po dëmton rëndë sektorin privat, duke sakrifikuar prodhimin vendor në favor të tregtarëve të energjisë, të cilët, siç shihet nga lidhjet e tyre, janë njerëz të afërt me kryeministrin Kurti.

Ndërkohë, qytetarët po përballen çdo ditë me çmime në rritje, import të pakontrolluar, mungesë të investimeve dhe një realitet ku shumica e familjeve janë të detyruara të jetojnë me kredi.

Gjendja ekonomike e brishtë po reflektohet në secilin aspekt të jetës: nga pagat e zhvlerësuara dhe faturat e larta të energjisë, tek mungesa e barnave në spitale dhe pamundësia për sigurimin e librave shkollorë.

Në planin politik, qeveria ka arritur ta forcojë pozitën e Listës Serbe duke e përfshirë si aleate në bllokimin e institucioneve për një pozitë të parëndësishme në Kryesinë e Kuvendit. Ironikisht, kjo pozitë nuk ka pasur asnjëherë ndikim real, por sot po përdoret si pretekst për krizë institucionale.

Qytetarët duhet ta dinë se të gjitha këto probleme – nga rritja e çmimeve e deri tek mungesa e perspektivës – kanë një adresë të qartë: Qeverinë aktuale, e cila po hyn në vitin e pestë të mandatit, pa ofruar asnjë rezultat të prekshëm për vendin, përveç korrupsionit në rritje.

Shkatërruesit dhe bllokuesit e vendit e kanë fundin afër.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy