Kapet në Morinë 27-vjeçari nga Kosova i kërkuar nga autoritetet gjermane për mashtrim

by engel

Policia Kufitare e Morinës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, ka ndaluar një 27-vjeçar nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane.

Sipas njoftimit zyrtar, i riu me inicialet S.M., banues në Kosovë, ishte i kërkuar nga Gjykata lokale e Mynihut për veprën penale “Mashtrimi”, e cila parashikon një dënim maksimal deri në 10 vjet burg.

banner

“Në kuadër të kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje, me qëllim parandalimin e paligjshmërive në kufi dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës ndaluan në hyrje shtetasin kosovar S.M., 27 vjeç,” thuhet në komunikatën e Policisë së Shqipërisë.

Nga verifikimet dhe shkëmbimi i informacionit përmes Interpol Tiranës, u konfirmua se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar nga Gjykata e Mynihut.

Autoritetet shqiptare njoftojnë se po vijojnë procedurat ligjore në bashkëpunim me partnerët gjermanë për ekstradimin e 27-vjeçarit drejt Gjermanisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy