02 Korrik 2023: Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Pejë zhvilloi sot punimet e Kuvendit të 10-të Zgjedhor për të zgjedhur kryetarin, kryesinë e degës dhe delegatët që do të marrin pjesë në Kuvendin Qendror të LDK-së.
Kuvendi i përbërë nga 101 delegatë e rikonfirmoi Gazmend Muhaxherin kryetar të degës edhe për një mandat tjetër katër vjeçar. Poashtu kuvendi e zgjodhi edhe kryesinë e re e cila është e bazuar në gjithëpërfshirje si dhe 32 delegatët, ku rreth 45% janë të gjinisë fermore, të cilët do jenë pjesë e Kuvendit Qendror më vonë kur ai do të mbahet.
Duke u bazuar në sukseset e arritura dhe punën e suksesshme në qeverisjen lokale, Gazmend Muhaxheri ishte kandidati i vetëm për postin e kryetarit dhe u votua unanimisht nga të gjithë delegatët e pranishëm.
Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe kryetari i LDK-së zoti Lumir Abdixhiku së bashku me anëtarë tjerë të kryesisë qendrore të cilët e përshëndeten kuevendin dhe zgjedhjet e bëra.
Me këtë aktivitet, LDK në Pejë sot e prmbylli aktivitetin 1 mujor të zgjedhjeve nëpër nëndegë ku janë zgjedhur kryetarët dhe kryesitë e 72 nëndegëve. / informim.net