E dhimbshme, vdes fëmija që u lëndua aksidentalisht në Rahovec

by Nexhat

Një fëmijë që ishte rrëzuar më 31 gusht në fshatin Vrajakë të Rahovecit, ka ndërruar jetë sot, derisa ishte në trajtim mjekësor.

Fëmija kishte marrë lëndime në kokë, konfrmoi për Express zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

banner

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Konfirmimi i tij i plotë:

Me datë 31.08.2025, rreth orës 16:30, stacioni policor në Rahovec është njoftuar se në fshatin Vrajakë-Rahovec, ka ndodhur një rast lëndim aksidental. Sipas informatave të para të pranuara, viktima – një fëmijë i gjinisë mashkull, i lindur në vitin 2023, ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime në kokë. Fillimisht ai është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjakovës, e më pas është transferuar në QKUK , ku ka vazhduar trajtimin mjekësor. Sot jemi  njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar të  iniciohet rast “Hetim i Vdekjes”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy