Fitore evropiane për Besën Famgas në Pejë

by Nexhat

Besa Famgas ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në garat evropiane të hendbollit.

Të dielën mbrëma, në palestrën “Karagaçi” në Pejë, kampioni kosovar e ka mposhtur skuadrën turke Depsas Enerji me rezultat 39:34, në kuadër të raundit të parë të Kupës Evropiane (EHF European Cup).

banner

Skuadra pejane e ka nisur ndeshjen më mirë dhe në pushim ka shkuar me epërsi 19:16.

Në pjesën e dytë, dallimi është rritur deri në pesë gola, duke siguruar një fitore të merituar.

Më efikasi ka qenë Ali Abdulah Zayan me katërmbëdhjetë gola, ndërsa kontribut të madh kanë dhënë edhe Deniz Terziqi me nëntë gola dhe Amar Muqolli me shtatë. Portieri Olt Kabashi është dalluar me trembëdhjetë pritje vendimtare.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të shtunën e ardhshme në Ankara të Turqisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy