Kualifikueset e Botërorit 2026 / Triumfon Gjermania, argëtohen Spanja e Belgjika

by Nexhat

Turqia ka pësuar një humbje edhe më të thellë, duke u demoluar nga Spanja me rezultat 6-0, ndërsa Kazakistani është deklasuar me rezultat 6-0 përballë Belgjikës.

Spanja ka dominuar në Konya ndaj Turqisë, ku Pedri dhe Mikel Merino kanë shënuar nga dy gola, ndërsa Ferran Torres dhe Oyarzabal e kanë vulosur një fitore të thellë. 

banner

Edhe Belgjika e ka shfaqur forcën e saj përballë Kazakistanit. Kevin De Bruyne dhe Jeremy Doku kanë shkëlqyer me gola dhe asistime, duke i dhënë “Djajve të Kuq” një fitore të thellë 6-0, e cila i mban në garë për kreun e Grupit J.

Në ndeshje të tjera, Holanda ka fituar me vështirësi 3-2 ndaj Lituanisë, ndërsa Gjermania është rikthyer te fitorja duke mposhtur Irlandën e Veriut 3-1.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy