Radoniqi u bën thirrje qytetarëve të verifikojnë vendvotimet për Zgjedhjet Lokale 2025

by engel

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, u ka bërë thirrje qytetarëve me të drejtë vote që të verifikojnë qendrat e tyre të votimit përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://qv.kqz-ks.org

.Ai ka theksuar se kjo platformë do të jetë e qasshme deri në mbylljen e vendvotimeve në ditën e zgjedhjeve lokale, më 12 tetor 2025.

banner

Thirrja e Radoniqit erdhi pas certifikimit të Listës së Votuesve, sipas së cilës numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote është 2,069,098. Prej tyre, 2,025,105 janë të regjistruar për të votuar brenda Kosovës, ndërsa 43,993 janë votues të regjistruar për të votuar përmes postës nga jashtë vendit.

Procesi zgjedhor pritet të zhvillohet në 938 Qendra të Votimit, me gjithsej 2,625 vendvotime. Nga këto, 910 Qendra të Votimit me 2,571 vendvotime do të jenë për votimin e rregullt, ndërsa 38 Qendra me 54 vendvotime janë të dedikuara për votimin me kusht.

Radoniqi apeloi që qytetarët të shfrytëzojnë mundësitë që ofron platforma online, në mënyrë që procesi i ditës së zgjedhjeve të zhvillohet sa më qetë dhe pa vonesa.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy