Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e kësaj të hëne qytetin e Shkodrës, ku një person humbi jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur.
Policia njofton se ka vënë në pranga një person të dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje kriminale. Sipas burimeve, i arrestuari është përpjekur të largohet menjëherë pas të shtënave, por është përfshirë në një aksident rrugor me një automjet tjetër.
Viktimë ka mbetur Armando Pali, ish-këshilltar bashkiak i Shkodrës, ndërsa mes të plagosurve raportohet të jenë një kamariere, një i ri që shoqëronte Eugen Vason, si edhe vetë Eugeni.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë të frekuentuar të qytetit, shumë pranë bashkisë së Shkodrës, duke shkaktuar panik tek kalimtarët dhe qytetarët e pranishëm. Forcat e policisë ndodhen ende në vendngjarje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vazhdojnë.