Musliu: Gjykata Kushtetuese tejet tolerante – “Kuvendi po sillet me adoleshencë politike”

by engel

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, në emisionin DPT te Fidani ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vendosur masë të përkohshme ndaj Kuvendit të Kosovës për një periudhë 30-ditore.

Musliu tha se Kushtetuesja është treguar tejet tolerante ndaj, siç i quajti ajo, “veprimeve adoleshente” të Kuvendit.

banner

“E quaj adoleshencë politike, sepse më nuk mund të them papjekuri apo probleme teknike. Çështja e Kuvendit është krejtësisht politike. Dhe mbi bazën e asaj që e shoh e përjetoj çdo ditë, mendoj se Gjykata Kushtetuese është treguar shumë tolerante. Është dashur të jetë më e ashpër, më konkrete dhe më detyruese për Kuvendin”, deklaroi Musliu për Klan Kosovën.

Deputetja shtoi se një “mësim i mirë” duhet t’u jepet atyre që nuk respektojnë vendimet e Kushtetueses. Sipas saj, në radhë të parë këtë nuk e bën kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“Albin Kurtit s’i bie asgjë tamam. Për të, askush nuk kupton dhe askush nuk lexon drejt vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, tha Musliu.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy