Amir Rrahmani mungon ndaj Suedisë, Napoli konfirmon lëndimin

by engel

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme kundër Suedisë, pasi ka pësuar një dëmtim në këmbën e djathtë gjatë përballjes me Zvicrën.

Napoli, kampioni në fuqi i Italisë, ka konfirmuar se mbrojtësi i tyre ka kaluar testet mjekësore dhe ka rezultuar me një këputje të lehtë të bicepsit femoris në kofshën e djathtë.

banner

“Pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen midis Zvicrës dhe Kosovës, mbrojtësi iu nënshtrua analizave në Spitalin Pineta Grande, të cilat konfirmuan rezultatet e analizave fillestare të kryera me ekipin kombëtar: një këputje e lehtë e bicepsit femoris në kofshën e djathtë. Rrahmani tashmë ka filluar rehabilitimin e tij”, thuhet në njoftimin e klubit italian.

Mungesa e Rrahmanit është një goditje e rëndësishme për Kosovën në kuadër të ndeshjeve kualifikuese, ndërkohë që mbetet të shihet sa do të zgjasë rikuperimi i tij dhe kur do të rikthehet në fushë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy